“Bie” gardhi përreth Kryeministrisë

“Bie” gardhi përreth Kryeministrisë

Qeveria e re një ditë pas vendosjes në Kryeministri ka  vendosur të heqë gardhin me hekura që e rrethon këtë institucion. Mesditën e sotme disa punëtorë kanë nisur punën për heqjen e murit rrethues të Kryeministrisë, duke e lënë në këtë mënyrë  pa “pengesë” për qytetarët që kalojnë aty pranë. Gardhi, i cili u vendos

Qeveria e re një ditë pas vendosjes në Kryeministri ka  vendosur të heqë gardhin me hekura që e rrethon këtë institucion.

Mesditën e sotme disa punëtorë kanë nisur punën për heqjen e murit rrethues të Kryeministrisë, duke e lënë në këtë mënyrë  pa “pengesë” për qytetarët që kalojnë aty pranë.

Gardhi, i cili u vendos pas ngjarjeve të 14 shtatorit të 1998 nga kryeministri i asaj koheFatos Nano, 2 ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, është hequr sot.

Fillimisht në vitin 1998 gardhi u vendos me tela me gjemba, ndërsa në vitin 2004 u bë me hekura. Vendimi për heqjen e tij vjen vetëm një ditë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar