Himarë, jepet me koncension porti i jahteve

Himarë, jepet me koncension porti i jahteve

Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të ndërtimit të portit të jahteve në Porto-Palermo, Himarë dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese . Në vendimin e djeshëm të këshillit të Ministrave thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi që koncesioni do të jetë i formës

Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncension të ndërtimit të portit të jahteve në Porto-Palermo, Himarë dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese .

Në vendimin e djeshëm të këshillit të Ministrave thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi që koncesioni do të jetë i formës “Bot” (ndërtim-shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit), ndërsa miratimi i bonusit prej 8% të pikave për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor në procedurën përzgjedhëse konkuruese  i jepet studio A.M.Z.

Për zbatimin e dhëies së këtij koncensioni ngarkohet Ministria  e Punëve Publike dhe Transportit si dhe Ministria e Mbrojtjes.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar