Hesus Navas dhe Fernandinjo, dy goditjet e para të Sitit

Hesus Navas dhe Fernandinjo, dy goditjet e para të Sitit

Lista e teknikut Manuel Pelegrini me emrat e lojtarëve që dëshiron sezonin e ardhshëm në skuadër duket se është marrë seriozisht nga drejtuesit e Mançester Sitit. Mesfushori Hesus navas është goditja e parë e Sitit në këtë merkato, duke u plotësuar edhe dëshira e parë e teknikut kilian. Mesfushori 27-vjeçar i Seviljas ka kushtuar plot

Lista e teknikut Manuel Pelegrini me emrat e lojtarëve që dëshiron sezonin e ardhshëm në skuadër duket se është marrë seriozisht nga drejtuesit e Mançester Sitit.

Mesfushori Hesus navas është goditja e parë e Sitit në këtë merkato, duke u plotësuar edhe dëshira e parë e teknikut kilian. Mesfushori 27-vjeçar i Seviljas ka kushtuar plot 20 milionë euro. Ai pritet t’i dhurojë më shumë shpejtësi lojës se anglezëve.

Gjithashtu, Mançester Siti ka arritur një marrëveshje me klubin e Shakhtar Donetskut për transferimin e mesfushorit brazilian për 25 milionë euro. Braziliani, i cili ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me klubin anglez, kishte kërkuar te Shakhtari për ta ulur klauzolën e tij, nga frika se lëvizja drejt Premier Ligës mund të rrezikohej.

Fernandinho

Megjithatë, ai mund të bëhet përfundimisht lojtar i Mançester Sitit këtë fundjavë, duke e bërë nënshkrimin e dytë më të madh deri më tani në merkaton e verës.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar