“Hëna e Plotë” ( Bedër) fillon vitin e ri akademik

rektori Duke u ndalur në profilin ndërkombëtar të universitetit, Dr. Gjana theksoi: “Të dashur pedagogë, do të keni të bëni me studentë nga shumë vende. Gjithashtu dhe ju të dashur studentë do të keni fatin të merrni dije nga pedagogë që vijnë nga 10 vende të botës, nga të cilët do të përfitoni përvoja të ndryshme dhe ide për karrierën tuaj të ardhshme”. Ndërkohë studentët dhe të pranishmit në ceremoni i përshëndeti edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ai vlerësoi punën e bërë deri tani nga universiteti dhe iu drejtua studentëve duke theksuar faktin se ata duhet të përfitojnë nga ambienti multikulturor dhe mundësitë që ofron ky institucion. veliaj Në fjalën e tij ai u shpreh: “Një urim kam për ju:  asnjëherë mos u lodhni në kuriozitetin tuaj për të zbuluar më shumë. Shqipëria sot mund të ketë shumë problem, por problemi më i madh janë njerëzit, djemtë dhe vajzat e afta. Dhe ka shumë njerëz, jo vetëm prindërit tuaj, jo vetëm pedagogët tuaj, por i gjithë kombi shqiptar i ka sytë te kjo gjeneratë, si gjenerata që realisht mund të prodhojë ndryshime të jashtëzakonshme”. Ministri Veliaj gjithashtu falënderoi Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), për mundësitë e studimit që ofron për kategoritë e njerëzve me aftësi të kufizuara. veliaj1  /Objektiv.al/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar