Helikopterë dhe 6200 forca policie për zgjedhjet e 23 qershorit

Helikopterë dhe 6200 forca policie për zgjedhjet e 23 qershorit

Helikopterë të ushtrisë dhe mbi 6200 punonjës policie do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor të dielën e 23 qershorit. Deklaratën e ka bërë Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ditën e sotme, sipas të cilit 6200 forca policie të angazhuara në procesin zgjedhorë do të fokusohen në ruajtjen

Helikopterë të ushtrisë dhe mbi 6200 punonjës policie do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor të dielën e 23 qershorit.

Deklaratën e ka bërë Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ditën e sotme, sipas të cilit 6200 forca policie të angazhuara në procesin zgjedhorë do të fokusohen në ruajtjen e QV, parandalimin e incidenteve, ndërhyrjen për rivendosjen e rendit në rast konfliktesh, gjithashtu do të kujdesen për shoqerimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në zonat e votimit dhe KQZ.

Në lidhje me zonat me rrezikshmëri me te lartë, sipas Burgaj ato janë pikerisht zonat në të cilat janë shënuar dhe incidentet para dhe gjatë fushatave elektorale si; Kukësi, Shkodra, Preza, Vlora etj. Për këtë janë vënë në gadishmëri edhe helikopterë të ushtrisë për të vepruar në çdo çast.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar