Helidon Haliti çel ekspozitën e verës

0

Piktori Helidon Haliti ka çelur sezonin turistik të krijimtarisë së tij artistike në qytetin  bregdetar të Sarandës. Ndryshe nga vitet e tjera ai ka dashur të paraqesë para publikut frymëzimin e tij të radhës vetëm me shijen e detit.

E gjithë puna në këtë ekspozitë ka në thelb detin, Sarandën. Në bashkëpunim me skulptorin Odise Mano, piktori Haliti ka ekspozuar 21 vepra në skulpturë dhe 28 vepra në pikturë.

“Për t’iu paraqitur përpara publikut me këtë ekspozitë më janë dashur plot 8 muaj”, theksoi piktori Helidon Haliti.

/Najada Fosa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here