Haziri: Nisi zbatimi i Rezolutës për Luginën e Preshevës

0

Deputeti Lutfi Haziri ka njoftuar dje fillimin e zbatimit të Rezolutës së Kuvendit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, e miratuar në Kuvendin e Kosovës më  6 qershor 2013.

“Kjo Rezolutë ka vlerë  historike, meqë për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj vëllezërve tanë në Kosovën Lindore, si: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosjen e parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës etj.”, ka thënë  Haziri

Megjithë faktin që u desh të vinte koha e zgjedhjeve, neve na gëzon  fakti që kryeministri ka filluar ta respektojë institucionin e Kuvendit, vazhdon më tutje deputeti Haziri, me shpresën që tani qindra shqiptarëve të Kosovës Lindore do t’ju pranohet shtetësia dhe të kenë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.

“Është i dhimbshëm fakti që deri më sot vëllezërit  tanë të Kosovës Lindore janë barazuar me kinezët, duke ua kushtëzuar aplikimin për letërnjoftim pesë vjet radhazi. Kjo është e papranueshme dhe si e tillë ofenduese për vëllezërit tanë. Atyre do të duhej t’u mundësohej marrja e letërnjoftimeve tona pa kushte, e jo t’i barazojmë ata me qytetarët e Azisë”.

Në fund Haziri kërkon nga kryeministri Thaçi që të mos i presë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por të zbatojë urgjentisht 10 pikat e tjera të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 qershor të këtij viti.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here