Haxhinasto, plani i ri për reformimin e transportit ndërqytetas

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto prezantoi sot planin e ri për reformimin e transportit ndërqytetas. Sipas tij synimi i kësaj reforme është që ti ofrohet qytetarëve një cilësi më të madhe të transportit ndërqytetas. “Shërbimi që ofrohet sot është shumë larg nga ajo cilësi që duhet të ofrohet. Janë mbi 467 linja që

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto prezantoi sot planin e ri për reformimin e transportit ndërqytetas. Sipas tij synimi i kësaj reforme është që ti ofrohet qytetarëve një cilësi më të madhe të transportit ndërqytetas.

“Shërbimi që ofrohet sot është shumë larg nga ajo cilësi që duhet të ofrohet. Janë mbi 467 linja që operojnë sot në Shqipëri. Ka një mbivendosje të jashtëzakonshme të tyre. Kjo sjell shpenzime të mëdha të panevojshme. Përpjekje për të mbijetuar në treg. Konkurrencë të pandershme që reflektohet me evazion dhe paaftësinë e operatorëve për ti rinovuar dhe reflektohet në cilësinë e dobët që ofrohet. Ekzistenca e kaq shumë linjave rrugore ka impaktin e vet dhe numri i aksidenteve rrugore ka qenë në shifra shumë të larta.

Po kështu mund të them se bashkë kemi diskutuar me ju operatorët dhe kemi folur edhe për moshën e mjeteve që nga një vlerësim që kemi bërë është rreth 20 vjeç ç’ka do të thotë nuk përmbushin as nivelet e cilësisë së komfortit dhe as të mjedisit se duhet të mendojmë edhe për mushkëritë e qytetarëve. Në detyrimet ndaj shtetit kjo situatë ka bërë që të ketë një evazion shumë të madh. Shifrat janë shumë të pa përputhura që do të thotë që janë të pa sakta që do të thotë që kemi një aktivitet që nuk zhvillohet në përputhje me transparencën ekonomike.”- theksoi Haxhinasto.

Më tej ai sqaroi se projekti i ri parashikon ristrukturim të linjave dhe një sistem të ri biletimi.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar