Haradinaj parashikon të bëhet kryeministër

Haradinaj parashikon të bëhet kryeministër

Ramush Haradinaj parashikon që gjatë këtij viti të bëhet kryeministër i Kosovës, megjithëse partia e tij pësoi një humbje spektakolar në zgjedhjet e fundit lokale. Për këtë të fundit ai ia hedh fajin SHIK-ut të Kadri Veselit dhe UDB-së. “Parashoh që në zgjedhjet që do të vijnë do të jem kryetar i qeverisë”, ka thënë

Ramush Haradinaj parashikon që gjatë këtij viti të bëhet kryeministër i Kosovës, megjithëse partia e tij pësoi një humbje spektakolar në zgjedhjet e fundit lokale. Për këtë të fundit ai ia hedh fajin SHIK-ut të Kadri Veselit dhe UDB-së.

“Parashoh që në zgjedhjet që do të vijnë do të jem kryetar i qeverisë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Epokën e Re”.

Haradinaj thotë se do t’i ofrojë Kosovës një qeveri me “duar të pastra”. “Në zgjedhjet parlamentare parashoh se do ta udhëheq qeverinë e vendit, jo për shkak se jam pa një vend të punës, as për shkak të Aleancës, por për shkak të vendit dhe të kualiteti qeverisës. Unë i ofroj Kosovës qeverisje me duar të pastra”, ka shtuar ai.

Pavarësisht se ka humbur qeverisjen në katër komuna, ai thotë se AAK-ja ka shënuar rritje në vota. Lideri i AAK-së ka thënë se qeverisja e drejtuar nga Hashim Thaçi meriton notën më të ulët.

Haradinaj përsëri ka folur për SHIK-un e Kadri Veselit dhe UDB-në. Për të dy këto ka thënë se i shkaktuan humbjen në zgjedhjet e fundit.

“Nuk ua atribuojmë vetëm grupeve të caktuara islamike, sepse ata kanë pikëpamjet e veta e ne i kemi tonat për ta. Mendoj se ka pasur një fushatë negative nga ato që unë i kam quajtur UDB-at partive politike: nga SHIK-u, nga kuzhinat e këqija të LDK-së, si dhe partitë e tjera politike që kanë përdorur fushata negative dhe të ndyta ndaj nesh”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për dialogun, duke thënë se duhet të ndërpritet pasi që ky proces është kthyer në abuzim. “Nuk po kërkojmë ta largojmë vetëm përfaqësuesin tonë, por po kërkojmë ta largojmë Kosovën nga një proces, i cili po shkon drejt abuzimit”, ka shtuar ai.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar