Haradinaj: Nuk ka kthim prapa, ne kemi besimin e qytetarëve

“Nuk ka kthim prapa dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja slogani ynë do të jetë “Hajnat në Burg””. Kështu deklaroi i nominuari i opozitës për kryeministër, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisonin Top Show. Haradinaj tha se situata në Kosovë është tepër e rëndë dhe korrupsioni është në nivele të larta për shkak

“Nuk ka kthim prapa dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja slogani ynë do të jetë “Hajnat në Burg””. Kështu deklaroi i nominuari i opozitës për kryeministër, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisonin Top Show.

Haradinaj tha se situata në Kosovë është tepër e rëndë dhe korrupsioni është në nivele të larta për shkak të qeverisjes së Thaçit. Sipas tij, qytetarët iu gëzuan çlirimit nga ky sundim dhe këtë e tregoi festa e tyre.

“Thaçi fitoi pjesën e parë të garës, ai nuk mori besimin e mjaftueshëm të udhëheqë në vend, ne të tjerët e bashkuam besimin që na dhanë qytetarët”, – tha Haradinaj gjatë intervistës.

Ai gjithashtu e konsideroi veten përfaqësues të grupimit më të madh politik në Kosovë të përbërë ngas LDK, AAK dhe NISMA. Sipas tij, Thaçi dhe PDK duhet ta kuptojnë që askush nuk do të bëjë koalicion me ta.

Në lidhje me bashkëbisedimet  me Serbinë, Haradinaj tha se duhet të ndryshojë cilësia e këtij dialogu, në mënyrë që ai të jetë efektiv.

“Unë them po dialog me Serbinë, por duhet ta ngrisimin kualitetin e këtij dialogu, pra të dimë: çfarë dialogu, çfarë temash”, – tha ai.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar