Hapet zyra e punës në Korçë, Rama: Trefishuam fondet për punësimin

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga ministri i  Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe zv/kryeministri Niko Pleshi ishte paraditen e sotme në Korçë për të përuruar  zyrën e punës, e shtata e hapur në rang kombëtar gjatë qeverisjes së majtë.

Gjatë inaugurimit të këtyre ambienteve, për të cilat në mënyrë simbolike është zgjedhur një vend që dikur shërbente si kazino, kryeministri u shpreh se qeveria po vendos gurët e themelit për punësimin, duke 3 fishuar fondet për punësimin.

Sipas Ramës, në 4 muajt e fundit janë ofruar 5 mijë vende të reja pune, ndërkohë që duke iu referuar deklaratave të opozitës për mosmbajtje të premtimeve nga qeveria për punësimin, kreu i ekzekutivit u shpreh se qeveria e ka të pamundur të punësojë në shtet 1 milion të papunët që la qeveria Berisha.

Nga ana e tij, ministri i mirëqenies sociale, Erjon Veliaj pasi vlerësoi simbolikën e shndërrimit të një kazinoje në zyrë pune, iu referua shifrave të INSTAT që sipas ministrit konfirmoi punësimin e më shumë se 32 mijë personave.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here