Hapet tenderi për transmetimet digjitale

0

Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë ka haur tenderin për transmetimet digjitale në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në tender janë pjesëmarrëse katër kompani me famë botërore, siç janë: kompania suedeze “Ericson”, kompania japoneze “Nec”, ajo kineze “Huawei”, si dhe kompania gjermane “Rohde & Schwarz”.

Kontrata me kompaninë fituese të tenderit do të kapë vlerën e 20 milionë eurove, e cila do të marrë përsipër financimin, dizenjimin, trajnimin dhe transferimin e rrjetit DVB-T2 në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkaq, për këtë tender është bërë një kallëzim në prokurori nga opozita, ku deputeti socialist Taulant Balla ka dorëzuar pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim për ndjekjen penale të ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo.

Sipas deputetit socialist, ministri ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtësi të lartë.

Në materialin e plotë të dorëzuar në prokurori deputeti Balla argumenton se ministri Pollo ka zhvilluar disa herë tenderin e shtyrë me urdhër të datës 29 shkurt të këtij viti duke mbyllur procedurat për të realizuar qëllimisht dështimin e këtij tenderi.

Muaji qershor do të jetë muaji i konkretizimit të këtij projekti. Programi i transmetimeve digjitale synon që të përfshijë 90% të popullsisë. Synimi i kësaj gare është kalimi nga  transmetimet televizive në transmetime digjitale.

/Erilda Sulika/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here