Hamshik kërkon të qëndrojë tek Napoli

Hamshik kërkon të qëndrojë tek Napoli

Sllovaku Marek Hamshik ka pohuar se dëshiron të qëndrojë tek skuadra e Napolit të paktën edhe për një sezon tjetër.  Megjithëse mesfushori ishte një nga lojtarët e kërkuar të merkatos, a i ka mbyllur derën mjaft ekipeve me emër vetëm e vetëm për të qëndruar në “San Paolo”. Gjatë një interviste për “Calciomercato”, sllovaku ka

Sllovaku Marek Hamshik ka pohuar se dëshiron të qëndrojë tek skuadra e Napolit të paktën edhe për një sezon tjetër.

 Megjithëse mesfushori ishte një nga lojtarët e kërkuar të merkatos, a i ka mbyllur derën mjaft ekipeve me emër vetëm e vetëm për të qëndruar në “San Paolo”.

Gjatë një interviste për “Calciomercato”, sllovaku ka shtuar se dëshiron të qëndrojë tek Napoli pasi ai e konsideron këtë qytet si shtëpinë e tij të lindjes dhe se është një krenari që është pjesë e një skuadre kaq të mirë dhe që ka mbështetjen e shokeve të skuadrës.

Për mesfushorin Hamshik interesohen shumë klube si Inter, Milan, Mançester Siti, Paris SG etj.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar