Grushti i Lorik Canës, lojë në smartphone

0

Pas lojës ”Autochthonous”, studentët e shkencave kompjuterike, Asdren Gecaj dhe Robert Berisha, kanë krijuar edhe një tjetër lojë. Edhe kjo lojë, që është për smartphone, ka frymëzim ngjarjet e 14 tetorit dhe quhet Autokton.

Protagonisti kryesor është Lorik Cana. Ai godet me grusht tifozin serb, i cili godet me karrige sulmuesin e kombëtares shqiptare, Bekim Balajn. Kjo lojë është shkarkuar mbi dhjetë mijë herë deri më tani, ndërsa dy studentët e lartpërmendur po punojnë që kjo lojë të vijë edhe në sistemin iOS të Iphone.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here