Gruevski në SHBA, pa asnjë shqiptar

0

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe disa funksionarë të tjerë të qeverisë zyrtare të këtij shteti kanë anashkaluar ministrat shqiptarë në udhëtimin në SHBA.

Perveç se do flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gruevski do të lobojë në Amerikë edhe për të ftuar në Maqedoni investitorë të rinj si dhe do të takohet me diasporën maqedonase.

Ashtu si në të gjitha takimet e mëparshme zyrtare të Kryeministrit të Maqedonisë edhe këtë herë ai nuk ka preferuar të ketë në ekipin e tij funksionarë shqiptarë.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here