Gruaja mërzitet duke pritur mashkullin ideal, italiania martohet me veten

0

Instruktorja 40-vjeçare e fitnesit Laura Mesi nga Italia është martuar me veten pasi ajo është shprehur se është mërzitur duke pritur mashkullin ideal.

Laura është shprehur edhe më parë se nëse nuk do të takonte “idealin” deri në moshën 40 vjeçare ajo do të martohej me veten e saj.

Në një intervist të sajën për gazetën Italiane “La Repubblica” ajo ka thënë: “U kam thënë shoqërisë e familjes që nëse nuk e gjej shpirtin tim binjak deri në ditëlindjen e 40-të, unë do të martohem me veten”.

Megjithatë martesa e saj ishte mjaft e kushtueshme, me një fustan prej 10 mijë euro, një unazë speciale dhe torta e martesës e cila ishte me nje fotografi të saj. Të ftuarit ishin shtatëmbëdhjetë persona, në ditën e saj të rëndësishme kishte ushqim, pije, kërcime gjithashtu edhe një  shampanjë posaçërisht për ate me mbishkrimin “Single”. Laura Mesi gjithashtu ka planifikuar të bej  muajin e mjaltit në shtetin  e Egjiptit.

P. Barjamllari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here