Gruaja i vrau nënën, burri i vret të vëllanë

0

Nusja i vrau nënën, burri hakmerret ndaj të vëllait të nuses. 46-vjeçari Uran Skuka ka ekzekutuar 36 vjeçarin Basir Nikolli afër shtëpisë së tij në Luzni të Dibrës.

Duket se shkak i këtij krimi ka qenë hakmarrja, pasi 67-vjeçarja Naime Skuka, nëna e autorit të krimit, është vrarë nga gruaja e këtij të fundit me vaj të nxehtë në vesh. Skuka është vetëdorëzuar dje pas mesnate në komisariatin e policisë me një automatik në krah, që dyshohet se është arma me të cilën ai kreu vrasjen.

Uran Skuka është vëllai i madh i familjes Skuka. Edhe dy vëllezërit e tjerë të tij, Edmond dhe Bashkim Skuka janë shoqëruar në polici.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here