Greqia merr kryesimin e BE-së, ndalon protestat

0

Qeveria greke ka ndaluar të gjitha protestat në Athinë  në kohën kur po përgatitet që të kryesojë Bashkimin Evropian.

Më se 2,500 forca të policisë do të pozicionohen në vendet ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare, pasi disa grupe majtiste kanë paralajmëruar se do të shkelin ndalesën për protesta.

Kufizimet në trafik po ashtu mund të vërehen në pjesë të ndryshme të Athinës, në kohën kur zyrtarët grek po bëhen gati për të mirëpritur Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Një ndalesë e tillë e protestave është vënë në fuqi edhe korrikun e kaluar nga ministri gjerman i financave Ëolfgang Schaeuble i cili viziton Athinën, si dhe në tetor kur kancelarja Angela Merkel qëndroi për pak orë në kryeqytetin helen.

Greqia e mori  kryesimin e Bashkimit Evropian më 1 janar të këtij viti.

Edhe pse Greqia ka pranuar shumicën e fondit të shpëtimit prej 240 bilion eurove, ky shtet ende e ka tejet të lartë borxhin kombëtar, dhe ka 1 në 4 shtetas të papunë.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here