Greqia lehtëson kushtet e lejeqëndrimit për emigrantët

0

Qeveria greke ka hartuar një draft të ri ligjor për emigracionin, përmes të cilit synohet të lehtësohen kushtet që duhet të plotësojë një emigrant për sigurimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Drafti përbëhet nga 20 ligje, 6 dekrete presidenciale dhe 42 amandamente që përbëjnë bazën për emigracionin e ligjshëm në shtetin helen.

Ky amendament do të paraqitet për miratim në parlament ditët e para të shtatorit.

Pika më e rëndësishme e ligjit të ri është se leja e qëndrimit nuk do varet më nga ditët e punës të siguruara, mjafton të kesh një librezë shëndetësore për rinovimin e lejes së qëndrimit, pasi në ligjin aktual kërkoheshin 150-200 ditë pune të siguruara për një rinovim të tillë.

Përfitime të tjera nga ky draft do të kenë edhe poseduesit e lejes 10 vjeçare, të cilët do të përfitojnë automatikisht statusin e rezidentit afatgjatë, gjë e cila do t’u japi mundësinë emigranteve të shkojnë të punojnë edhe në vendet e tjera të Bashikimit Europian, kanë theksuar hartuesit e draftit.

Ndërsa ato që kërkojnë bashkim familjar nuk do kushtëzohen më nga të ardhurat vjetore që në ligjin e vjetër nuk duhet të ishin më pak se 10 200 euro.

Gjithashtu fëmijët që kanë lindur në Greqi apo shkollohen atje do të  marrin statusin rezidentë afatgjatë, e barabartë kjo me nënshtetësinë greke.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here