Kryeministri grek Antonis Samaras i ka dërguar një letër presidentit rus Vladimir Putin.
Me anë të kësaj letre kryeministri grek i kërkon presidentit rus ulje të kostos së furnizimit me gaz natyror, ashtu si uljet që Gazprom ka bërë për klientët e tjerë në Europë.
“Ulja e kostos së energjisë është një çështje me rëndësi ,do të përmisonte ndjeshëm ekonominë greke”, tha kryeministri grek .
/Rabihana Halili/