Policia greke: Shqiptarët e arratisur nga Trikala kanë bashkëpunëtorë

Prova të reja kanë dalë nga hetimet rreth aktivitetit të Kolës dhe grupit të tij gjatë arratisjes nga burgu i Trikalas. Burime të policisë Greke besohet se Shqiptarët e arratisur janë ndihmuar nga persona të tjerë, dhe kjo bazohet në furnizimin e shpejtë me kallashnikov. Provat tregojnë se arma e përdorur në përballjen me policinë

Prova të reja kanë dalë nga hetimet rreth aktivitetit të Kolës dhe grupit të tij gjatë arratisjes nga burgu i Trikalas.

Burime të policisë Greke besohet se Shqiptarët e arratisur janë ndihmuar nga persona të tjerë, dhe kjo bazohet në furnizimin e shpejtë me kallashnikov.

Provat tregojnë se arma e përdorur në përballjen me policinë në fshatin Vrosina është përdorur dhe në sulme të armatosura kundër postoblloqeve të policisë Greke.

Në sulmet e mëparshme ku u vra një 25-vjeçare greke dhe një polic grek, provat tregojnë se shqiptarët e arratisur kanë përdorur armë të tjera.

Të dhënat e reja sipas policisë forcojnë besimin e zyratrëve të lartë të policisë se Marian Kola është mbështëtur nga një rrjet tjetër, të cilët i kanë dhënë atij dhe grupit tjetër armë, madje edhe strehim.

Ministri i rendit publik, Nikos Dendia tha se forcat e poicisë do të bëjnë të pamundurën që të gjejnë edhe të arratisurin tjetër nga burgu i Trikalas, Ilir Kupa, për të cilin mendohet se nuk është larguar shumë nga vendngjarja.

Në fillim të muajit, forcat special Greke të angazhuara në operacionin për kapjn e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e tyre.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar