Greqi: Miratohet ligji për shkarkimin e 25000 nëpunësve publikë

Greqi: Miratohet ligji për shkarkimin e 25000 nëpunësve publikë

Parlamenti i Greqisë ka votuar dje  ligjin për largimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik. Masat ligjore u miratuan të mërkurën mbrëma, me një dallim të vogël në vota. Rreth 2 mijë policë dhe punonjës të administratës publike, kanë protestuar kundër këtij ligji dhe miratimit të masave të reja ekonomike. Ligji u miratua

Parlamenti i Greqisë ka votuar dje  ligjin për largimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik. Masat ligjore u miratuan të mërkurën mbrëma, me një dallim të vogël në vota. Rreth 2 mijë policë dhe punonjës të administratës publike, kanë protestuar kundër këtij ligji dhe miratimit të masave të reja ekonomike.

Ligji u miratua disa orë para se në Athinë të arrijë për një vizitë ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, që fajësohet nga grekët si njeriu përgjegjës për këto masa.

Me këtë normë ligjore caktohen planet për largimin nga puna të 25,000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë komunal, që ka shkaktuar protesta, marshe dhe greva për një javë rresht në Greqi.

Ky miratim ishte i nevojshëm për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar që kapin vlerën prej 7 bilionë euro.

 

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar