Greqi, lirohen me garanci tre deputetë të Agimit të Artë

0

Gjykata greke vendosi të lirojë me garanci tre deputetë të Agimit të Artë, të arrestuar gjatë të shtunës dhe së dielës.

Gjykatësi vendosi se deri tani nuk ka fakte bindëse për ti çuar në burg mbi të cilët rëndon akuza  për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Zëdhënësi i Agimit të Artë, Ilias Kasidhiaris, u la i lirë nga gjykata me një garanci monetare prej 50 000 eurosh. Ai u shpreh se, “Agimi i Artë nuk është një organizatë naziste, anëtarët e lëvizjes nuk janë nazistë, as nacional-socialiste, por thjesht nacionalistë.”

Nikos Mihos dhe Ilias Panagotaros janë dy të liruarit tjerë me garanci.

Gjatë fundjavës autoritetet greke kanë arrestuar 22 anëtarë dhe deputetë të Agimit të Artë për akte të dhunshme dhe krime të tjera kundër emigrantëve.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here