Greqi, aksion blic tek Agimi i Artë, arrestohet kryetari i neonazistëve (VIDEO)

0

Trazirat e shkaktuara kohët e fundit pas vrasjes së këngëtarit anti-fashist, Pavlos Fissas dhe frika për përshkallëzimin e tyre ka detyruar policinë helene që të ndërmarrë sot në mëngjes një aksion blic ndaj drejtuesve të Agimit të Artë duke arrestuar një pjesë të tyre.
Mediat greke raportojnë se Gjykata e Lartë ka dhënë në mëngjesin e sotëm urdhër-arreste për 36 funksionarë të kësaj force politike duke u vënë pranga pesë anëtarëve të saj ,midis tyre Nikos Mihaloliakos lideri i kësaj partie si dhe numrit dy të saj ,zëdhënësi i partisë, Ilias Kasidhiaris.

Mësohet se në urdhër-arrestet e tjera përfshihen edhe emrat e katër prej 18 deputetëve të tjerë të partisë neonaziste, ndërsa është në zhvillim operacion i policisë për gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë.

Ky zhvillim i ri ndodh në momentin më kulmor të një hetimi ligjor që ka filluar në Greqi me kërkesë të qeverisë, për akte të mundshme kriminale nga partia neonaziste Agimi i Artë.

Në këtë hetim përfshihen edhe lidhjet e kësaj force politike me anëtarë të policisë greke, ndërsa sindikalistët e forcave policore përpiqen t’i hedhin fajin qeverisë për dështimin e luftës ndaj neonazistëve.
/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here