Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, vdesin babë e bir

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, vdesin babë e bir

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Janinë-Kozanë, në afërsi të fshatit Perivleptos në Greqi. Një makinë në të cilën udhëtonte një familje shqiptare është përplasur fort me një autobus pasagjerësh, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur  jetën drejtuesi i automjetit, 36 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Janinë-Kozanë, në afërsi të fshatit Perivleptos në Greqi.

Një makinë në të cilën udhëtonte një familje shqiptare është përplasur fort me një autobus pasagjerësh, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur  jetën drejtuesi i automjetit, 36 vjeçari shqiptar dhe djali i tij 10 vjeç.

Nga aksidenti, e plagosur rëndë ka mbetur edhe 6 vjeçarja, vajzë e viktimës, e cila do t’i nënshtrohet operacioneve pasi ka marrë fraktura të rënda në këmbë.

Sipas policisë shkau i aksidentit mendohet të ketë qenë përgjumja e 36 vjeçarit shqiptar, ndërkohë që nga pasagjerët e autobusit nuk raportohet asnjë i plagosur.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar