Greqi, Agimi i Artë stërvit 3.000 forca ushtarake

Greqi, Agimi i Artë stërvit 3.000 forca ushtarake

Autoritetet e policisë greke, ndodhen në një gjëndje jo të zakontë për shkak të publikimit të një vidioje në internet nga të ashtuquajturit Komiteti i Forcave Speciale Rezervë, ku kërkohet menjëhërë dorëheqja e qeverisë dhe “bashkëveprimi midis popullit dhe ushtrisë. Ky grupim kërkon krijimin e një qeverie nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë

Autoritetet e policisë greke, ndodhen në një gjëndje jo të zakontë për shkak të publikimit të një vidioje në internet nga të ashtuquajturit Komiteti i Forcave Speciale Rezervë, ku kërkohet menjëhërë dorëheqja e qeverisë dhe “bashkëveprimi midis popullit dhe ushtrisë.

Ky grupim kërkon krijimin e një qeverie nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të personave që s’kanë asnjë lidhje me politikën. Sipas tyre edhe presidenti i republikës duhet të japë dorëheqjen me arsyen se : “të lehtësohet zhvillimet që kërkon populli grek”.

Po kjo organizatë ka planifikuar që më datë 28 shtator, në sheshin Syntagma të kryej një tubim me qëllimin e “rivendosjes së sovranitetit kombëtar”. Gjithashtu në këtë tubim do të marrë pjesë edhe një organizatë tjetër e quajtur Lëvizja e Pavarur e Ushtarkëve.

Kjo gjëndje alarmate në shtetin helen po ndodh në një kohë kur autoritetet po punojnë për të siguruar prova që Agimi i Artë të quhet një organizatë kriminale.

The Guardian, në një reportazh të tijin deklaron sesi ushtarakë të forcave greke stërvisin grupet e sulmit të Agimit të Artë, ndërsa janë rreth 3.000 pjestarë të tjerë të kësaj organizate që po përgatiten për veprime luftarake.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar