Greqi, 18 mijë punonjës të bankave pushohen nga puna

0

Përfaqësuesit e Trojkës i kanë kërkuar administratorëve të bankave më të mëdha greke një shkurtim nga 25 në 30 për qind të numrit të punonjësve.
Sipas gazetës athinase “Proto Thema”, shkarkimet nga detyra mund të përfshijnë 18 mijë nga 60 mijë punonjës të bankave më të mëdha helene.
Danezi Paul Tomsen nga FMN dhe gjermanët Matthias Mors dhe Clauss Mazuch i kanë kërkuar drejtuesve të institucioneve bankare që të lehtësojnë administratën pas rikapitalizimeve.

Kërkesa vjen pak ditë pasi Parlamenti grek aprovoi me një diferencë të ngushtë votash një draft-reformë për sektorin publik, që do të lërë mijëra persona të papunë.

Me një votim 153-140, ligjvënësit miratuan projektligjin që lidhet me huatë e fundit të shpëtimit prej 6,8 miliardë eurosh, të marra nga Trojka dhe të nevojshme për të mbajtur gjallë Greqinë.

Gjatë debatit, mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit. Greqia është goditur së fundi nga një seri grevash kundër shkurtimeve nga puna apo pensionet.

Më shumë se 4000 punonjës shtetërorë, përfshi mësues dhe punonjës të qeverive lokale, do të përballen me largimin nga puna këtë vit. 

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here