Grabitet Zyra Postare në Krujë arrestohen 3 persona

0

Grabitja e postës së Krujës u bë 3 ditë më parë dhe si autorë të grabitjes janë arrestuar tre persona.
Të arrestuar si autorë për grabitjen e 11 milionë lekëve janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.
3 personat nga policia dyshohet se janë autorët e grabitjes së Postës së Krujës.
Mëngjesin e së hënës, persona të panjohur hynë në postën e Krujës dhe thyen njërën nga dy kasafortat duke grabitur 11 milionë lekë, të cilat i përkisnin fondit të pensioneve.

Për këtë ngjarje, policia ka vënë fillimisht në pranga rojen e postës B.P. dhe specialistin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili akuzohet se nuk ka njoftuar forcat e policisë.

L.S

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here