Grabitet furgoni që transportonte paratë e “Spitalit Amerikan”

0

Persona të maskuar dhe të armatosur grabitën një furgon në Tiranë, i cili transportonte paratë e “Spitalit Amerikan” në një bankë. Ngjarja ndodhi të hënën pasdite në zonën e Laprakës, pranë “Spitalit Ushtarak”, ndërkohë që mësohet se grabitësit ishin tre persona.

Nga të dhënat e para, mendohet se shuma që ndodhej në furgon, ka qenë 30 milionë lekë. Policia dyshon se për këtë grabitje kanë bashkëpunuar edhe persona të brendshëm të “Spitalit Amerikan”, duke qenë se gjithçka ndodhi në qetësi të plotë dhe pa zhurmë.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here