Grabitet dhe dhunohet ish-kryetari i komunës së Fierzës

0

Ish-kryetari i komunës së Fierzës, Nik Nika është grabitur dhe dhunuar sot në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që zoti Nika ka qenë në gjumë, 4 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij në Kamëz

Kryefamiljari gjendej i vetëm në shtëpi pasi pjestarët e tjerë të familjes ishin larguar. Ai ka mundur të zgjohet nga zhurmat që vinin nga kati i dytë i vilës së tij ku dhe është përballur me grabitësit. Personat në fjalë, të maskuar dhe të armatosur, kane lidhur 50-vjecarin Nika dhe e kanë goditur fort me tytat e armëve dhe me grushte, në mënyrë që t’i tregonte se ku i mbante paratë dhe sendet e tjera me vlerë.

Pasi kanë kontrolluar të gjithë shtepinë, personat e maskuar janë larguar duke marrë me vete bizhuteri dhe para që sipas ish-kryekomunarit arrijnë në vlerën e rreth 2 milionë lekëve të rinj.Menjëherë pas largimit të tyre, kryefamiljari ka lajmëruar policinë për të denoncuar grabitjen e cila i shkaktoi dëme të renda shëndetsore dhe financiare.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë shkuar menjëherë në vendin e krimit duke rrethuar shtëpinë për të bërë hetimet e nevojshme. Më vone kanë shkuar edhe  oficerët e Krimeve të Rënda për të marrë në pyetje të dëmtuarin dhe për të shpjeguar ngjarjen dhe përshkruar autorët.

/Ilda Xhafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here