Grabitën një bari në Janinë, në kërkim 4 shqiptarët

0

Katër shtetas shqiptarë kanë grabitur dje nje bari ne një fshat të Janinës dhe mëpas janë futur në territorin shqiptar.

Bariu po kthente në shtëpi kopenë e bagëtive, kur 4 shqiptarët nën kërcënimin e armëvë e kanë marrë peng deri në kufi tek ‘Tre Urat’, Çarshovë, Përmet. Aty më pas e kanë lënë të largohet duke i marrë rreth 170 kokë bagëti.  Grabitësit i kanë thyer edhe celularin që të mos njoftonte policinë.

Pasi bariu ka mundur të njoftojë policinë, kjo e fundit ka nisur kërkimin në zonë dhe afër mesnatës ka gjetur shqiptarët mbi fshatin Biovizhdë të Komunës Çarshovë të rrethit Përmet. Të armatosurit nuk kanë pranuar të dorëzohen dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë. Ata kanë braktisur prenë e grabitur dhe janë larguar sërish në brendësi të kufirit grek.

Policia kufitare e Tre Urave po vazhdon kekrimet për kapjen e tyre.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here