Google ndryshon tagline-in për Palestinën

Google ndryshon tagline-in për Palestinën

Motori gjigant i kërkimit në internet Google, ka ndryshuar tagline-in nga “Territoret Palestineze” në “Palestinë”. Ndryshimi u prezantua më 1 Maj. Tani kushdo që hap google.ps. , poshtë logos së Google do të gjejë etiketimin (tagline) “Palestinë” në gjuhën arabe dhe në anglisht. Jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë ndryshim, duke shkaktuar edhe

Motori gjigant i kërkimit në internet Google, ka ndryshuar tagline-in nga “Territoret Palestineze” në “Palestinë”. Ndryshimi u prezantua më 1 Maj. Tani kushdo që hap google.ps. , poshtë logos së Google do të gjejë etiketimin (tagline) “Palestinë” në gjuhën arabe dhe në anglisht.

Jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë ndryshim, duke shkaktuar edhe debate të shumta. Politikanët e Izraelit kanë reaguar, duke thënë se ende nuk janë vendosur kufijtë për një shtet palestinez. Izraeli e konsideron si paragjykuese përdorimin zyrtar te fjalës Palestinë dhe si penguese për bisedimet për paqe.

Autoritetet Palestineze, nga ana tjetër, e kanë pritur shumë mirë vendimin që ka marrë Google. “Ky është një hap në drejtimin e duhur, një hap në kohë, që duhet t’i inkurajojë të tjerët për të reflektuar mbi përkufizimin dhe vendosjen e emrit që meriton Palestina dhe jo përdorimin e termit ‘territore palestineze’”, thekson Sabri Saidam, këshilltari i presidentit palestinez Mahmud Abas.

Ai gjithashtu deklaroi, se kërkesa për një ndryshim të tillë i është drejtuar më herët kompanive ndërkombëtare, përfshirë edhe Google, edhe nga ana e qeverisë palestineze.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar