Google me një dizajn të ri në treg

Google pritet të nxjerrë këto javë dizajnin më të ri në dyqanin e Google Play-it. Riprojektimi është shumë më i lehtë për përdoruesit dhe më i pastër në krahasim me projektimet paraardhëse. Dizajnimi i ri ndihmon përdoruesit të gjejnë ato gjëra që kërkojnë në mënyrë më të shpejtë, duke qenë më i thjeshtë në përdorim edhe

Google pritet të nxjerrë këto javë dizajnin më të ri në dyqanin e Google Play-it. Riprojektimi është shumë më i lehtë për përdoruesit dhe më i pastër në krahasim me projektimet paraardhëse.

Dizajnimi i ri ndihmon përdoruesit të gjejnë ato gjëra që kërkojnë në mënyrë më të shpejtë, duke qenë më i thjeshtë në përdorim edhe për telefonat inteligjent android dhe tabletat.

Ky dizajn është i bazuar më shumë në imazhe, që do të thotë se përmbajtja do të shfaqë imazhe më të mëdha që “dalin jashtë faqes”, jo vetëm duke e bërë atë tërheqës, por edhe më të lehtë në përmbajtjen që kërkoni. Artikujt janë grupuar së bashku në revista, libra, aplikacione, lojëra, etj.

Google i premton përdoruesve se nuk do të ndalet vetëm këtu, por do të ketë edhe risi të reja në të ardhmen. /Altin Tufa/

 

Google_Play_Store

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar