Google gjen telefonat e humbur

Google gjen telefonat e humbur

Keni humbur telefonin? Mos u shqetësoni, tashmë kujdeset google për t’ua gjetur. Opsioni më i fundit që google ka vendosur të ofrojë për përdoruesit është ai i gjetjes së telefonit të humbur. Ky opsion do të jetë  funksional vetëm pas publikimit në treg të menusë së re ‘’Android Device Manager’’ që pritet të dalë gjatë

Keni humbur telefonin? Mos u shqetësoni, tashmë kujdeset google për t’ua gjetur.

Opsioni më i fundit që google ka vendosur të ofrojë për përdoruesit është ai i gjetjes së telefonit të humbur. Ky opsion do të jetë  funksional vetëm pas publikimit në treg të menusë së re ‘’Android Device Manager’’ që pritet të dalë gjatë këtij muaji.

Nëpërmjet këtij shërbimi, përdoruesit mund të vendosin zilen e smartphonit në maksimum në mënyrë që ta gjejnë lehtësisht telefonin kur ai ka humbur diku pranë, ndërsa kur telefoni ka humbur diku më larg dhe është i lidhur në rrjet, do të shfaqet një hartë e vendosjes së tij në kohë reale. Në rastet kur paisja është vjedhur ose ka humbur përfundimisht, shërbimi mundëson fshirjen e të dhënave automatikisht.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për paisjet Android 2.2 dhe të gjitha versionet e reja pas tij, pra pothuajse për të gjitha paisjet.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar