Google bëhet 15 vjeç

0

Google feston 15 vjetorin e produktit të saj më të madh.

Motori i kërkimit di shumë për ne dhe ne dimë shumë për të, si kurrë më parë. Kompania më popullore më e madhe e internetit në botë, feston sot ditëlindjen e tij të 15-të. Për të shënuar rastin, kompania ka vendosur një Doodle interaktive në faqen kryesore, që iu lejon të godisni yllin e ditëlindjes.

Google feston ditëlindjen e tij në një mënyrë ose në një tjetër çdo vit. Megjithatë, këtë vit kompania bëri një ndryshim të rëndësishëm në algoritmin e tij të kërkimit. Algoritmi i ri, i quajtur “Hummingbird”, prek 90% të kërkimeve dhe është më i avancuar.

/Altin Tufa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here