Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Zvicër

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Zvicër

Pas dy vjet hetimesh më në fund policia zvicerane ka arritur të zbulojë dhe shkatërrojë një rrjet drogene te cilin ishin perfshire edhe shqiptare. 16 persona janë arrestuar dhe disa kilogram drogë janë konfiskuar nga policia e Solothurnit në Zvicër. Nga burimet zyrtare të policisë u tha se policia ka konfiskuar 4.7 kg heroinë, 700

Pas dy vjet hetimesh më në fund policia zvicerane ka arritur të zbulojë dhe shkatërrojë një rrjet drogene te cilin ishin perfshire edhe shqiptare. 16 persona janë arrestuar dhe disa kilogram drogë janë konfiskuar nga policia e Solothurnit në Zvicër.

Nga burimet zyrtare të policisë u tha se policia ka konfiskuar 4.7 kg heroinë, 700 gram kokainë, thënë ndryshe 5.5 kg drogë.

Po ashtu edhe 120 mijë franga zvicerane, tetë  automjete të llojeve të ndryshme dhe dhjetë armë, të cilat janë gjetur në një shtëpi të bastisur.

Policia ka njoftuar se janë ndaluar dhjetë shqiptarë, katër prej të cilëve shtetas të Kosovës, katër zviceranë dhe 2 shtetas portugez.

Arrestimi i tyre ka shënuar edhe suksesin e hetimeve 2 vjeçare nga ana e policisë dhe prokurorisë së Solothurnit.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar