Gjyqtarja: Marrëveshja e ligjshme, presidentja të presë rezultatin zyrtar

“Marrëveshja e opozitës është juridikisht e ligjshme dhe nuk ka efekt për presidenten”, deklaroi ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj. Sipas saj marrëveshja është një veprim paszgjedhor por para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe nuk dihet nëse do rezultojë e suksesshme apo jo. Prandaj edhe presidentja nuk duhet të ndikohet nga ajo.

“Marrëveshja e opozitës është juridikisht e ligjshme dhe nuk ka efekt për presidenten”, deklaroi ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj. Sipas saj marrëveshja është një veprim paszgjedhor por para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe nuk dihet nëse do rezultojë e suksesshme apo jo. Prandaj edhe presidentja nuk duhet të ndikohet nga ajo.

“Marrëveshja e arritur midis këtyre partive politike është vetëm një veprim ndër shumë veprime të tjera në procesin e ndërlikuar negociator. Se a do të jetë kjo përpjekje e suksesshme për ta bërë shumicën e nevojshme në Kuvend për ta formuar qeverinë, duke iu kundërvënë koalicionit fitues të numrit më të madh të ulëseve në Kuvend, do ta shohim ditëve në vijim”, tha Mushkolaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Ajo gjithashtu tha se mandati i deputetëve fillon vetëm pas certifikimit të rezultateve prandaj edhe detyra e Presidentes fillon atëherë. Për Mushkolajn, Presidentja duhet t’i referohet shumicës së vendeve në Kuvend pas fjalës zyrtare të KQZ-së, marrëveshja opozitare nuk duhet të ndikojë tek ajo.

“Në mënyrë që presidentja ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë ajo duhet së pari të sigurohet se partia, ose koalicioni që ia propozon atë, e ‘përbën shumicën në Kuvend’ (Kushtetuta, neni 84.14). Marrëveshja, si e këtillë, nuk e siguron presidenten se vërtet subjektet politike që e kanë lidhur marrëveshjen e përbëjnë shumicën në Kuvend. Për këtë gjë duhet ta presim certifikimin e rezultatit zgjedhor. Është ky momenti kur mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon (neni 70.2) dhe deputetët nga ai moment “janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues” (neni 70.1)”, është shprehur Mushkolaj.

Pas kësaj, për gjyqtaren është e kuptueshme që qeverinë duhet ta formojë shumica.

Më tej Mushkolaj tha se kjo marrëveshje solli dilema të reja për ta mes teorisë dhe praktikës, për të kuptuar nëse mjafton gara për numra apo nevojitet përcaktimi i politikave për formimin e koalicioneve.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar