Markimi i karburanteve, sot gjyqi për pezullimin e VKM-së

0

Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë sot seancën e radhës për shfuqizimin ose jo të koncensionit të qeverisë “Berisha” për monopolin e ngjyrosjes së karburanteve.

Ankimi është bërë nga Shoqata e Hidrokarbureve me pretendimin se vendimi është antikushtetues pasi qeveria Berisha ka shmangur Autoritetin e Konkurencës në tenderin e dhënies me koncesion 10-vjeçar të markimit dhe monitorimit të karburanteve. Shoqata e Hidrokarbureve i qëndroi kërkesës për pezullim të Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) i datës 13 mars 2013 që lidh një kontratë koncesionare për markimin e karburanteve me dy shoqëri private.

Shoqata i ka kërkuar gjykatës kushtetuese shpalljen si të papajtueshme me kushtetutën të vendimeve të qeverisë, nën argumentin se një kontratë e kësaj forme mund të miratohet vetëm nga Parlamenti dhe jo nga Këshilli i Ministrave.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka shprehur se vendimet e qeverisë dhe koncesioni i markimit në fjalë, jo vetëm nuk sjellin asnjë përmirësim në kontrollin e standardit të karburanteve në treg, por për periudhën 10-vjeçare të koncesionit, do të kushtojë mbi 380 milionë dollarë amerikanë,që do të thotë, më shumë shpenzime për konsumatorin shqiptar.

Shënjimi apo ngjyrosja e karburanteve është një procedurë që njihet edhe në vendet e BE-së, por shoqëritë e hidrokarbureve pretendojnë se në Shqipëri nuk po zbatohet këto standarte. Sipas tyre nuk kemi të bëjmë me ngjyrosje, por thjesht me hedhjen e një kimikati në sasinë e karburantit që duhet të tregtohet. Kjo shoqatë  pretendon se kompanitë e huaja koncesionare nuk kanë asnjë detyrim dhe asnjë përgjegjësi lidhur me cilësinë e karburanteve që ato markojnë por synojnë të përfitojnë të ardhurat nga vjelja e taksës pa i ofruar asnjë shërbim të vlefshëm tregut shqiptar.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here