Gjykimi i gazetarëve në Egjipt, qeveria i konsideron terroristë

20 gazetarë akuzohen për përhapjen e “informacioneve të gabuara” rreth Egjiptit dhe mbështetje te Vëllazërisë Muslimane.Gjykimi u shty për muajin e ardhshëm. Al-Jazeera e ka selinë në Katar, sundimtarët e të cilit mbështesin Vëllazërinë Muslimane dhe ish presidentin egjiptian Mohamed Morsi. Që kur zoti Morsi u rrëzua nga pushteti nga ushtria në korrik, mbulimi i

20 gazetarë akuzohen për përhapjen e “informacioneve të gabuara” rreth Egjiptit dhe mbështetje te Vëllazërisë Muslimane.Gjykimi u shty për muajin e ardhshëm.

Al-Jazeera e ka selinë në Katar, sundimtarët e të cilit mbështesin Vëllazërinë Muslimane dhe ish presidentin egjiptian Mohamed Morsi. Që kur zoti Morsi u rrëzua nga pushteti nga ushtria në korrik, mbulimi i ngjarjeve në Kajro dhe pjesë të tjera të vendit nga ky rrjet është kritikuar si në favor të Vëllazërisë Muslimane.  Drejtuesit e rrjetit kanë mbrojtur mbulimet e tyre dhe kanë denoncuar akuzat kundër gazetarëve si “absurde, të pabaza dhe të rreme.”

Persekutimi i gazetarëve nga Egjipti si mbështetës të terrorizmit ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare nga gazetarë të tjerë, grupe të të drejtave të njeriut dhe të tjerë të shqetësuar rreth gjendjes së lirisë së shtypit në Egjipt.

Al-Jazeera i ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të marrin pjesë në ditën globale të veprimit më 27 shkurt për të treguar solidaritet me gazetarët dhe për t’i bërë presion Egjiptit për lirimin e tyre.

\B.Belegu\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar