Gjykata holandeze dënon Holanën për Srebrenicën

0

Një gjykatë holandeze, ka vendosur të shpallë fajtor shtetin e Holandën për masakrën e Srebrenicës. Sipas saj, Holanda është përgjegjëse për vrasjen e 300 myslimanëve në Srebrenicë, Bosnjë,  në 13 korrik të vitit 1995.

Sipas vendimit, paqeruajtësit holandezë kanë dështuar të mbrojnë boshnjakët kur qyteti u rrethua nga ushtria serbe e Bosnjës, që udhëhiqej nga gjenerali famëkeq, Mlladiç.

Boshnjakët që ishin strehuar në kampin e holandezëve në Srebrenicë, iu dorëzuan serbëve. Sipas gjykatës, ata duhej të ishin mbrojtur nga kaskat blu, të gjithë holandezë.

Masakra e Srebrenicës, konsiderohet si më e egra në Evropë pas luftës së dytë Botërore, ku u vranë 7 mijë myslimanë nga ushtria serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here