Gjykata e Krimeve të Rënda: Hetimet për Frrokun do të vazhdojnë

Gjykata e Krimeve të Rënda: Hetimet për Frrokun do të vazhdojnë

Hetimet për Arben Frrokun do të vazhdojnë edhe për dy muaj të tjerë. Vendimi u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e cila rrëzoi kërkesën e avokatit Frroku për pushimin e hetimeve ndaj tij.  Frroku akuzohet për vrasjen e ish-shefit të komisariatit Nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në

Hetimet për Arben Frrokun do të vazhdojnë edhe për dy muaj të tjerë. Vendimi u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e cila rrëzoi kërkesën e avokatit Frroku për pushimin e hetimeve ndaj tij.  Frroku akuzohet për vrasjen e ish-shefit të komisariatit Nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të gjykuar Arben Frrokun. Sipas saj, e vetmja provë shkencore është gjetja e disa faktorëve plotësues, të cilësuar si të llojit barut, në pallton e të dyshuarit. Për këtë arsye, brenda dy muajve të ardhshëm synohet ekstradimi nga Greqia i Frrokut dhe të afërmit të tij Jak Jaku, si dhe marrja e tyre në pyetje. Vetëm pas kësaj prokuroria mund të vendosë mbi lirimin ose jo të të dyshuarëve.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar