Gjirokastër, ndalohen 28 klandestinë, arrestohet 33-vjeçari

0

Një person është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës ditën e sotme, pasi në automjetin të cilin po drejtonte transportonte katër klandestinë.

Sipas burimeve nga policia njoftohet se në pranga është vënë shtetasi Gazmend Bregaj, 33-vjeç, i cili po drejtonte mjetin me targa TR0315T. Ndër të tjera policia bën me dije se katër klandestinët vinin nga Siria, nga të cilët  33-vjeçari merrte 500 euro për ti kaluar në territorin Shqiptar, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bulo.

Gjithashtu janë edhe 24 klandestinë të tjerë të ndaluar ditën e sotme poshtë fshatit Glinë, duket se kohët e fundit   kufiri i Shqipërisë po përdoret nga shumë klandestinë,kryesisht nga Siria.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here