Në Gjirokastër është zhvilluar koncerti “Forcimi i Rrënjëve të Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor” mes Shqipërise dhe Greqisë, financuar nga Bashkimi Evropian. Zana Çela,drejtuese e këtij projekti, është shprehur se ky aktivitet ka për qëllim të promovojë trashëgiminë, vlerat e kulturave kombëtare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, si dhe potencialet e përbashkëta me vendet fqinje.
Në Gjirokastër është zhvilluar koncerti “Forcimi i Rrënjëve të Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor” mes Shqipërise dhe Greqisë, financuar nga Bashkimi Evropian.
Zana Çela,drejtuese e këtij projekti, është shprehur se ky aktivitet ka për qëllim të promovojë trashëgiminë, vlerat e kulturave kombëtare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, si dhe potencialet e përbashkëta me vendet fqinje.
Koncerti solli përpara spektatorëve folklorin e krahinave të ndryshme të të dy vendeve.Gjithashtu në disa raste kenga u shoqërua me valle në skenën e vendosur në sheshin e Çerçizit. Në concert është paraqitur dhe një panair, ku artizanë shqiptare dhe greke ekspozuan punime artistike.
Ndërkohë ky koncert përveçse në Gjirokastër do të shfaqet edhe në qytetin e Tepelenës dhe të Përmetit.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *