Gjirokastër, “Koncert në gurë” për 8-vjetorin e pranimit në UNESCO

Gjirokastër, “Koncert në gurë” për 8-vjetorin e pranimit në UNESCO

Me rastin e 8-vjetorit të hyrjes së Gjirokastrës në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO, më datë 15 aty do të zhvillohet një festë e vërtetë. Festa me titull  “Koncert në Gurë” është konceptuar si një seri aktivitetesh, që do të përfshijnë gjithë qytetin. “UNË JAM TRASHËGIMI BOTËRORE” është slogani i aktivitetit. Më datë 15

Me rastin e 8-vjetorit të hyrjes së Gjirokastrës në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO, më datë 15 aty do të zhvillohet një festë e vërtetë. Festa me titull  “Koncert në Gurë” është konceptuar si një seri aktivitetesh, që do të përfshijnë gjithë qytetin.

“UNË JAM TRASHËGIMI BOTËRORE” është slogani i aktivitetit. Më datë 15 korrik, në Gjirokastër do të ketë një numër aktivitetesh, të cilat do të përfundojnë në atë që quhet Nata e Bardhë. Trafiku në zonën e Qafës së Pazarit do të ndalet për automjetet, ç’ka do të mundësojë qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve dhe shfrytëzimin e hapësirës së rrugës për argëtim.

Klubet dhe kafenetë që ndodhen në këtë zonë, do të inkurajohen që të nxjerrin karrige dhe tavolina në rrugë. Në hyrje të rrugës dhe në kryqëzimin e Qafës së Pazarit do të ketë ansamble që luajnë muzikë popullore live për të mbajtur gjallë atmosferën.

Rrugës për në Kalanë e qytetit do të ketë dhe një panair libri, ku kalimtarët do mund të shohin botime të shtëpive botuese prestigjoze. Në pjesën e galerive të Kalasë së qytetit do të ketë një panair të artizanatit lokal, aty ku dikur kanë qenë dyqanet e artizanatit. Në një prej banesave historike të qytetit, atë të Skendulatëve, do të organizohet një konferencë lidhur me trashëgiminë kulturore, ku do të flasin personalitete të kulturës dhe arkitekturës, njohës të Gjirokastrës dhe historisë së saj.

Ndërkohë, në Kalanë e qytetit, duke nisur nga ora 20:30 në darkë, do të zhvillohet dhe koncerti i madh festiv në mbyllje të ditës festive, i cili pritet të mbledhë mbi 2000 veta. Pas orës 01:00, festa do të vazhdojë me DJ në një skenë dytësore pranë kullës së sahatit.

interpretues në skenën e madhe do të jenë:
OFFCHESTRA
(Rock-Folk)
SPASULATI BAND
(Rock – Folk)
GIPSY GROOVE
(Rock-Folk-Ballkan)

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar