Gjiknuri: Do të liberalizojmë çmimet e energjisë

Çmimet në tregun e energjisë shumë shpejt do të përcaktohen nga tregu dhe jo Enti Rregullator ka deklaruar ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjinkuri gjatë vizitës së tij për projektin  hidroenergjetik mbi lumin Devoll. Sipas ministrit Gjinkuri, industria në vitet në vijim duhet të dalë nga tarifat e rregulluara dhe të krijohet një treg

Çmimet në tregun e energjisë shumë shpejt do të përcaktohen nga tregu dhe jo Enti Rregullator ka deklaruar ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjinkuri gjatë vizitës së tij për projektin  hidroenergjetik mbi lumin Devoll.

Sipas ministrit Gjinkuri, industria në vitet në vijim duhet të dalë nga tarifat e rregulluara dhe të krijohet një treg i vërtetë. “Nevoja nga industria për konsumin e energjisë të mbështetet edhe nga prodhuesit e pavarur të energjisë”, – u shpreh Gjiknuri.

Gjatë fjalimit të tij, Gjinkuri shtoi se HEC-et koncesionare që kanë nisur të prodhojnë energji duhet të shesin energjinë në treg në mënyrë të pavarur, pasi sot detyrohet KESH të blejë energjinë e tyre me 10 lekë kilovatin. Nuk dihet nëse ky liberalizim do të përfshijë edhe kompaninë shtetërore të prodhimit të energjisë në vend, KESH.

Gjithashtu ministri informoi se po kryhen edhe investime për lidhjen e tregut të energjisë së Shqipërisë me vendet e rajonit me synim integrimin në tregjet europiane. Kreu i MEI vlerësoi planin e projektit hidroenergjetik mbi lumin Devoll të kompanisë “Statkraft” duke e cilësuar si një nga projektet flamurtare në Shqipëri përsa i përket studimit dhe modelit të biznesit që është konceptuar, vlerës së investimit dhe mbi të gjitha marrëdhënies mes kompanisë, shtetit e komunitetit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar