Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Gjermania rreth 1.5 milion banorë më pak se parashikimet

Gjermania rreth 1.5 milion banorë më pak se parashikimet

0 Komentet 🕔31.05.2013 - 20:27

Gjermania ka një popullsi totale prej 80.2 milion njerëzish, rreth 1.5 milion banorë më pak se sa ishte parashikuar. Ky është rezultati i regjistrimit të parë që prej ribashkimit të Gjermanisë, më shumë se dy dekada më parë.

Shifrat u publikuan ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Berlin nga Roderich Egeler, kryetar i Zyrës Federale të Statistikave.

Para regjistrimit të ri, i cili përdori të dhënat nga vrojtimet e kryera deri në maj 2011, autoritetet gjermane shfrytëzuan parashikimet bazuar në studimet e kryera në ish Gjermanitë Lindore dhe Perëndimore, para ribashkimit në vitin 1990.

Regjistrimi i fundit në Republikën Federale Gjermane apo Gjermaninë Perëndimore u realizua në vitin 1987 ndërsa në Republikën Demokratike Gjermane ose Gjermaninë Lindore komuniste në vitin 1981. Rezultatet që vinin nga këto shifra janë menduar për një periudhë të gjatë të jenë të gabuara.

/Jola Llozhi/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr