Gjermania: Mos u mashtroni, nuk ka lehtësim të azilit

Pas lajmit se qindra qytetarë po tentonin të udhëtonin drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, me anë të një deklarate për shtyp, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Tirane, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për të fituar azilin ekonomik. “Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë po ndjek me shqetësim emigrimin ilegal

Pas lajmit se qindra qytetarë po tentonin të udhëtonin drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, me anë të një deklarate për shtyp, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Tirane, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për të fituar azilin ekonomik.

“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë po ndjek me shqetësim emigrimin ilegal të shqiptarëve për në Gjermani, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë. Kohët e fundit duket se janë përhapur thashetheme me qëllim për të nxitur shqiptarët të udhëtojnë jashtë vendit duke ju servirur atyre fakte të rreme. Të gjithë ata, të cilët çojnë ndër mend të paraqesin kërkesë për azil në Gjermani, duhet të dinë se: Kushtetuta dhe ligjet e shtetit tonë parashohin të drejtën për azil për t’ju ofruar mbrojtje qytetarëve të cilët janë të kërcënuar nga përndjekja në vendet e tyre të origjinës. Por në të kundërtën, kush dëshiron t‘i shpëtojë një situate të vështirë ekonomike, nuk ka të drejtë për azil. Thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t’u punësuar, janë të pavërteta” – thuhet në deklaratë.

Në fund të njoftimit, Ambasada Gjermane në Tiranë shprehet se janë të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri, por në kuadër të bashkëpunimit bilateral, së bashku me partnerët në Bashkimin Europian, Gjermania e mbështet Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të saj dhe për të për të ecur përpara në procesin e përafrimit në BE.

“Zgjidhja për shtetasit shqiptarë, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani, por në një jetë më të mirë në Shqipëri dhe në një Shqipëri me të ardhme europiane.” – mbyllet deklarata per shtyp e Ambasades Gjermane ne Tirane.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar