Gjermania kundër ndërhyrjes në Siri

Gjermania kundër ndërhyrjes në Siri

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se vendi i tij nuk e ka menduar pjesëmarrjen ushtarake në sulm kundër qeverisë siriane, madje as nuk e mendon. Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaron se vendimi i Parlamentit britanik për të mos mbështetur sulmin nuk do të ndikojë në përkrahjen e qeverisë së tij për aksion proporcional.

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se vendi i tij nuk e ka menduar pjesëmarrjen ushtarake në sulm kundër qeverisë siriane, madje as nuk e mendon.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaron se vendimi i Parlamentit britanik për të mos mbështetur sulmin nuk do të ndikojë në përkrahjen e qeverisë së tij për aksion proporcional.

Yuri Ushakov, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se votimi në Britani tregon se njerëzit kanë nisur të kuptojnë rrezikun e aksionit ushtarak. Sipas tij, sulmi ushtarak kundër Sirisë, pa miratim të Kombeve të Bashkuara, do të ishte goditje serioze ndaj tërë sistemit të rendit botëror.

Megjithatë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për sulm kundër qeverisë siriane.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar