Gjermani, rritja ekonomike tejkalon parashikimiet

0

Banka Qendrore e Gjermanisë rriti pritshmërinë për rritjen ekonomike për vitin aktual dhe atë pasardhës. Sipas “Bundesbank”, rritja do të jetë 0,2% më e lartë se parashikimet për secilin vit, duke arritur përkatësisht në 0,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)  në 2013-n dhe 1,7% në 2014-n.

Sektorët që kanë nxitur më shumë rritjen ekonomike janë konsumi privat dhe pronat e patundshme. ”Bundesbank” bën dy parashikime në vit për rritjen ekonomike , njëri raport u publikua në muajn qershor dhe raporti i fundit u publikua ditën e premte.

Guvernatori i Bankës Qëndrore, Jens Weidmann deklaroi se ekonomia gjermane është në formë të mirë. Norma e papunësisë është e ulët dhe po reduktohet edhe më shumë. Rritja normale e pagës është duke iu rikthyer normalitetit.

Gjatë javës, Banka Qendrore Europiane reduktoi normën bazë të interesit në 0,25%, në një përpjekje për të rritur rritjen ekonomike nëpërmjet nxitjes së kreditimit dhe likuiditetit në treg.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here