Gjenerali Tod Wolters takon presidentin Meta në Tiranë

0

Presidenti Meta u takua ditën e sotme  me komandantin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, gjeneralin Tod Wolters.

Gjatë bisedës me gjeneralin, Meta shprehu kënaqësinë për bazën ajrore të NATOs në Kucovë.

Presidenti e konsideron bazën ajrore si një investim strategjk dhe me perspektivë për sigurinë kombëtare.

Viti 2019 përkon me 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vjetorin e genocidit kosovar i cili mori fund vetëm pas ndërhyrjes ushtarake të Aleancës,  raporton Vizion Plus.

Presidenti i Republikës  vuri theksin tek mirënjohja e thellë që ka populli shqiptar ndaj ShBA-ve dhe NATO-s.

Gjithashtu presidenti Meta u shpreh se anëtarësimi i shumëpritur i Maqedonisë në NATO fill pas anëtarësimit të Malit të Zi, do garantojë stabilitetin e trazuar në rajon.

M.D

meta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here